Qarku Korçë
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin K. A., 41 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshat, dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin A. Sh., për motive të dobëta.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. D., 37 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në fshat, duke transportuar me një automjet furgon, një sasi drush zjarri, të cilën, nga verifikimet e kryera, rezultoi se do t’ia shiste një shtetasi tjetër, pa faturë tatimore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.