Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit K. P., 37 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Seat”, në gjendje të dehur.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin U. Z., 58 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, duke kryer punime në ambientet e lokalit të tij, në lagjen nr.2, Pogradec, në kapërcim të lejes së dhënë nga Bashkia Pogradec.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin K. R., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Maliq-Lozhan, ky shtetas u kap me mjetin tip ATP, të markës “Ford”, duke transportuar një sasi dru zjarri pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.