Korçë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit në kërkim A. L., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas më datë 27.03.2022, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases V. L., e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit P. Th., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit V. Th., i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” i shtetasit A. S., 18 vjeç, banues në fshatin Goskovë Poshtë, Korçë, pasi në punishten e shtetasit A. Gj., në fshatin Goskovë Lart, 18-vjeçari kishte vjedhur 30 metër tub bakri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.