Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
U kap duke transportuar 60 m³ dru të prera më mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht në gjendje të lirë drejtuesi i mjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 41 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 9, Korçë, duke transportuar me mjetin kamion tip “Man”, 60 m³ dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.