Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Xh. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 17.06.2022 ka kanosur për shkak të detyrës një oficer policie.
Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit D. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar këtë shtetas me 58 ditë burgim, për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.