Korçë – Takime sensibilizuese me nxënësit në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Takimet janë zhvilluar në shkollat “Themistokli Gërmenji”, “Ymer Dishnica”, “Stavri Themeli” dhe “Pandeli Cale”, në zbatim të programit për forcimin e Policimit në Komunitet, me pjesëmarrjen e punonjësve të Policisë, përfaqësuesve nga Bashkia Korçë, Drejtoria e Përkrahjes Sociale dhe Linja e Këshillimit për gra e vajza.

Nxënësve, të cilët gjatë takimit ishin mjaft aktivë, iu shpërndanë fletëpalosje dhe sende të tjera me mbishkrime, të cilat bëjnë thirrje për parandalimin e fenomenit të dhunës dhe mënyrën si duhet të veprojë gjithsecili prej nesh në rast se konstaton raste të tilla.

#MëDëgjoDheMua_MosLejoAskëndTëTëDhunojë!❌
#FundDhunësNdajGrave dheVajzave!
#KërkoNdihmë_PoliciaËshtëAtyPërT’juNdihmuar_Telefono129☎
#SëBashkuPërKomuniteteTëSigurta👨👩🤝👥👨🎓👩🎓