Kontrollet janë kryer me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Gjithashtu janë kontrolluar dhe verifikuar për xhama të errësuar mbi normën e lejuar, rreth 310 mjete motorike, nga të cilat 24 mjete kanë rezultuar në shkelje të dispozitës përkatëse, ku 17 raste janë ndëshkuar me masa administrative në vlerën maksimale dhe 7 raste janë dërguar për rikontroll teknik.
Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 525 drejtues mjetesh📝
3 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara.
26 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 155 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 139 për parakalim të gabuar.
Janë pezulluar 5 leje drejtimi, nga të cilat 2 për pije alkoolike dhe 3 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 180 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë, do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
#Për_më_shumë_siguri_rrugore