Korçë, Pogradec – Vijon puna për goditjen e paligjshmërive

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, si edhe procedohet penalisht 1 tjetër për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, në drejtim të organizimit të lotarive të palejuara dhe prerjes së paligjshme të pyjeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• J.M, 51 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në këtë fshat, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

• L.V, 46 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz” 16m³ dru zjarri, pa leje dhe pa faturën përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.