Korçë – Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në një familje

Arrestohet në flagrancë 66-vjeçari, i cili posedonte pa leje në banesë armë zjarri, pajisje shpërthyese dhe municione luftarake.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje, dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e konflikit që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Th., 66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.