Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasin H. D., banues në Maliq, pasi në këtë qytet, u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjetin tip “Mitsubishi” një sasi dru zjarri, pa leje.
———-
Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë” për shtetasin Th. N., banues në Korçë, pasi ky shtetas ka prerë dru dekorativë në territorin e një objekti kulti (kishe) në lagjen nr. 1, Korçë, sasi e cila iu gjet në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.