Korçë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Biçikleta”

Operacioni i zhvilluar për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.

Vodhën në 10 banesa, biçikleta, vegla pune dhe sasi lekësh, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si autorë të dyshuar të këtyre ngjarjeve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 10 biçikleta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit, në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si edhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për komunitetin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Biçikleta”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• S. Sh., 18 vjeç, banues në Pogradec;

• R. Sh., 16 vjeç, banues në Korçë;

• D. H., 16 vjeç, banues në Korçë;

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 26.08.2019, në lagjen nr. 4, shtetasi J. B., ka konstatuar në kompaninë ku punon, mungesën e disa veglave të ndryshme të punës.

Më datë 02.09.2019, në lagjen nr. 12, janë vjedhur 2 biçikleta në oborrin e banesës së shtetasit P. S., 48 vjeç.

Më datë 04.09.2019, në lagjen nr. 11, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit K.P., 30 vjeç.

Më datë 06.09.2019, në lagjen nr. 17, janë vjedhur 1 laptop dhe 1 vegël pune në banesën e shtetasit V. Z., 60 vjeç.

Më datë 07.09.2019, në lagjen nr. 3, është vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit I. M., 53 vjeç.

Më datë 10.09.2019, në lagjen nr. 18, janë vjedhur 2 biçikleta, në një ambient në përdorim të shtetasit M. R., 37 vjeç.

Më datë 14.09.2019, në lagjen nr. 1, është vjedhur 1 biçikletë në banesën e shtetasit I. N., 52 vjeç.

Më datë 14.09.2019, në lagjen nr. 13, është vjedhur 1 biçikletë, në banesën e shtetasit K. K., 50 vjeç.

Më datë 18.09.2019, në lagjen nr. 3, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit M. P., 29 vjeç.

Më datë 18.09.2019, në lagjen nr. 13, është vjedhur 1 biçikletë, në hyrje të banesës së shtetasit R. F., 37 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u gjetën dhe sekuestruan 10 biçikleta, të cilat pasi u vodhën nga autorët, janë shitur në qytetet e Korçës dhe Pogradecit.

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, autorë të të cilave dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkpunim, më shumë se njëherë”.