Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në fshtain Qatrom, Korçë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë.
Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në tokën në pronësi të tij, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.