Korçë – Arrestohen 3 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” të shtetasit I. G., 40 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) pasi dyshohet se ky shtetas nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar 200.000 lekë, shtetasit S. H., 63 vjeç, banues në Kavajë, me pretendimin se do t’a ndihmonte këtë të fundit, për nxjerrjen e djalit të tij nga paraburgimi i IEVP-Korçë. Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi I. G., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi ka dalë nga banesa e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit R. B., 68 vjeç, banues në fshatin Plasë, Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit R. K., 59 vjeç, banues në Korçë.
————
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit A. Sh., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.