Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Nga Sektori për Krimet e Hapura pranë Komisariatit të Policisë nr.5 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas një punë të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
S. M. 46 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Tre Herojntë”, Shkodër.
Për këtë shtetas, Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi, pasi dyshohet se në Zall-Herr, Tiranë më datë 02.05.2019 ka vjedhur një sasi prej 100.000 lekësh të reja në lokalin e shtetases S.Z dhe më pas është larguar me mjetin e tij.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.