Kolonjë – Procedohet penalisht 1 shtetas

Kolonjë

Në lidhje me një foto të publikuar në portalin “JOQ”, ku në Leskovik, Kolonjë, shfaqet një shtetas i cili dyshohet të ketë vrarë disa shpendë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 26 vjeç, lindur në Leskovik dhe banues në Yzberisht, Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, të cilën 26-vjeçari e posedonte me lejen përkatëse. Në lidhje me këtë rast nga inspektorët e IMT Kolonjë është plotësuar akti i konstatimit të masës administrative me vlerën 80000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.