Kolegji i Policisë mori pjesë në panairin që organizoi Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Qendrën Rinore të Tiranës, një panair për mundësitë e arsimit për nxënësit që do mbarojnë gjimnazin.
Në këtë panair qëndroi e hapur edhe stenda e Akademisë së Sigurisë dhe e Kolegjit Policor. Nxënësit që vizituan stendat, gjetën aty informacione të nevojshme për të vazhduar studimet në Akademinë e Sigurisë dhe Kolegjin Policor.
Drejtori i Kolegjit Policor në Akademinë e Sigurisë, Ylli Vasili u shpreh i befasuar nga interesimi mjaft i lartë i të rinjve që vizituan stendën e Policisë për të marrë informacion, me qëllim konkurrimin në Kolegjin e Policisë, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit:
“Akademia e Sigurisë dhe Kolegji Policor marrin pjesë në një event të organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku do të promovohen gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilat dëshirojnë të vazhdojnë studimet pranë shkollave që janë të hapura këtu dhe te Kolegji Policor.
Qëllimi i hapjes së disa stendave dhe pjesëmarrja e Kolegjit Policor dhe Akademisë së Sigurisë në këtë event, panair të organizuar nga Ministria e Arsimit është pikurisht për të tërhequr sa më shumë të rinj e të reja të cilët kanë mbaruar shkollën, pra arsimin e mesëm dhe kanë pasion për të vazhduar shkollën e Policisë.
Gjatë këtyre dy ditëve që është hapur ky panair ne kemi pasur një pjesëmarrje jashtëzakonisht të kënaqshme, ku shumë të reja dhe të rinj kanë ardhur dhe janë interesuar për të vazhduar studimet pranë Akademisë së Sigurisë dhe Kolegjit Policor.
Të rinjtë interesohen pranë stendës së Kolegjit Policor dhe të Akademisë së Sigurisë për të ditur kushtet e trajnimit dhe të shkollimit, çfarë duhet ata të plotësojnë për ta ndjekur.
Kolegët i kanë dhënë informacionet e nevojshme dhe ata janë shumë të kënaqur dhe pasionin e tyre dëshiroj që ta bëjnë realitet.”
#bëhupjesëePolicisësëShtetit