Klos/Njoftim

Klos/ Shërbimet e Postës së Policisë Klos, kanë marrë informacion se në fshatin Pleshë, bashkia Klos, po ndodhte një konflikt pronësie mes shtetasve H.P dhe Dh.A. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë shoqëruar palët e përfshirë në konflikt.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit H.P., 60 vjeç, i cili për motive pronësie kishte goditur me mjete rrethanore (shkop druri), shtetasen Dh.A.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti, shtetasi H.P., sëbashku me bashkëshorten e tij shtetasen Q.P., nuk kanë bërë asnjë kallzim për kanosje apo dëmtime të shkaktuara nga pala tjetër, siç kanë pretenduar në një video të postuar në disa rrjete sociale.

Ndërkoh, me qëllim parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale mes dy palëve dhe zgjidhjen e plotë të konfliktit në bashkëpunim me strukturat e bashkisë Klos, shërbimet e Policisë, kanë bërë bllokimin e armës së gjahut që e kishte me leje, shtetasit A.A., që është bashkëshorti i shtetases Dh.A.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shjkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.