Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.Z., 27 vjeç, banues në fshatin Bubës, Këlcyrë. Në afërsi të banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit I.Z. u gjet 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasin Sh.K. kryetar i fshatit Bubës.
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I.Gj., 41 vjeç dhe A.Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Gjonçaj, Memaliaj.
Në afërsi të banesave të këtyre shtetasve u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasin G.A., kryetar i fshatit Gjonçaj.