Kavajë
Vodhën gjatë natës një banesë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes.
Policia e Kavajës në bashkëpunim e Policinë e Tiranës kap dhe vë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar dhe shpall në kërkim autorin kryesore të vjedhjes.
Në pranga dhe shoku i tyre që ju gjetën në banesë sendet e vjedhura dhe një sasi lënde narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, me marrjen njoftim për një rast vjedhje në një banesë në Qerret Kavajë, menjëherë kanë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të cilët kishin vjedhur në banesën e shtetasit K.S, bizhuturi të ndryshme dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Tiranës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallet në kërkim shtetasi A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes.
Po ne vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. S., 21 vjeç, pasi policia gjeti në banesën e tij sendet e vjedhura dhe një sasi prej 203 gramë lëndë narkotike kanabis cili ka deklaruar se i ka lanë shtetasi A.K, i cili është shpallur në kërkim.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.