Kavajë – Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh.

Njëri prej të arrestuarve, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve në banesa, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:

– Ll. T., 35 vjeç, banues në Kavajë.

-A. P., 29 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., ku kanë marrë 2 televizorë dhe 1 kompjuter.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve në disa banesa dhe 1 piceri, konkretisht:

-Më datë 22.06.2020 kanë vjedhur dy televizorë në picerinë e shtetasit B. Xh.;

– Më datë 29.06.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor;

– Më datë 14.07.2020 kanë vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. M.;

– Më datë 19.07.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O. M., ku kanë marrë disa sende elektroshtëpiake.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas qarkullonin dhe kryenin vjedhjet u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 televizorë, 1 kompjuter dhe sendet që dyshohet se këta shtetas i përdornin për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.