Kapshticë/U kapën në flagrancë në tentativë për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 5 shtetas

Kapshticë

U kapën në flagrancë në tentativë për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 5 shtetas. 3 prej tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë Kufitare, për ndalim.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt, kanë goditur 5 raste të tentativës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme. Për këto raste, nisi procedimi penal për shtetasit:

M. L., 31 vjeç, T. Ç., 38 vjeç, dhe Y. Xh., 37 vjeç, banues në Devoll, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Ponçarë, në tentativë për të kauar ilegalisht kufirin. Në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ata nuk iu janë bindur udhrave të tyre për të ndaluar;

O. N., 34 vjeç, banues në Devoll dhe P. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Tresenik, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.