Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier.
Kapet në kohë rekord autori që i vuri zjarrin katit të dytë të godinës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte vënë zjarr në katin e dytë të godinës së DAR Fier, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin I. A., 33 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet e para rezultoi se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier, duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).
33-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.