1040 konkurentë për 500 vende do t’i nëshshtrohen këtij testimi.
Pas përfundimit të fazës së parë, atë të testimit me shkrim, proces transparent dhe i monitoruar, sot 1040 konkurentë që kaluan fazën e parë do t’i nënshtrohen testimit fizik, i cili zhvillohet në ambientet e reja të Repartit Special “RENEA”, në Yzberisht.
Për 10 ditë rresht, nga 100 aplikantë çdo ditë, sipas rendit zbritës të pikëve dhe qarqeve përkatëse, të cilët janë njoftuar nga Drejtoritë Vendore të Policisë do të marrin pjesë në testimin fizik, proces i cili do monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.