Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policinë e Shtetit, Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë dhe CEPOL, në Akademinë e Sigurisë.
Aplikimet fillojnë më datë 08.01.2024 dhe përfundojnë më datë 13.01.2024.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe nëpërmjet email-it burimet.njerezore@asp.gov.al.
Kanë të drejtë të aplikojnë për pranim në funksionet e veçanta, shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të mëposhtme.
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të plotësojë kushtet për t’u pajisur me certifikate të sigurimit të personelit sipas nivelit të pozicionit të punës për të cilin aplikon:
Kritere të veçanta sipas strukturave policore janë si vijon:
- Të ketë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat politike;
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në bashkëpunimin ndërkombëtar;
- Të ketë njohuri mbi organizatat ndërkombëtare;
- Të ketë aftësi drejtimi dhe koordinimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe arsimor;
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojë gjuhën angleze, jo më pak se niveli “B2”.
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit;
- Formularin e vetëdeklarimit;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë dhe CEPOL, në Akademinë e Sigurisë, kryen këto detyra specifike:
- Asiston Rektorin e Akademisë së Sigurisë për të çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet e përbashkëta brenda dhe jashtë vendit me institucionet homologe;
- Ndjek dhe monitoron të gjitha fazat e procesit për hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkombëtare, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e përfshira në proces;
- Ndjek detyrat ditore, mujore dhe vjetore të punës, si dhe siguron realizimin e tyre në kohë e me cilësi, brenda kërkesave dhe kritereve të miratuara;
- Merr pjesë ne grupe pune, në rastet kur caktohet nga Rektori i Akademisë së Sigurisë dhe raporton në kohë për realizimin e detyrave dhe objektivave të planifikuara;
- Koordinon zhvillimin e aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione dhe agjenci ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe trajnimit policor;
- Mbikëqyr teknikisht zbatimin e marrëveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit dy ose shumëpalësh, si dhe sugjeron mënyrën e zgjidhjes së problemeve që mund të krijohen;
- Siguron komunikimin zyrtar me institucionet e huaja arsimore policore, në funksion të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar;
- Ndjek agjendën ditore të Rektorit të Akademisë së Sigurisë në marrëdhënie me institucionet ndërkombëtare të atashuara pranë Policisë së Shtetit, si dhe marrëdhëniet me institucionet dhe agjencitë policore ndërkombëtare;
- Përgatit memo, urdhra, raporte dhe informacione të ndryshme në lidhje me detyrimet institucionale në marrëdhëniet me jashtë dhe CEPOL;
- Informon strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për aktivitetet që zhvillohen nga CEPOL dhe agjenci të tjera ndërkombëtare për trajnimin e forcave të ligjit;
- Ndjek procedurat për pjesëmarrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit në aktivitetet që zhvillon CEPOL dhe agjenci të tjera ndërkombëtare të arsimit policor;
- Përpunon dhe përgatit materiale të natyrës problemore në fushën e marrëdhënieve me jashtë dhe CEPOL dhe i sjell në vëmendje të Rektorit të Akademisë së Sigurisë për kompetencë dhe vlerësim;
- Merr pjesë në veprimtari të zhvillimit profesional me instruktorë dhe specialistë mësimdhënës;
- Merr pjesë në hartimin e rregulloreve dhe procedurave të nevojshme për të përmbushur misionin dhe detyrat në marrëdhëniet me jashtë dhe CEPOL.
Procesi i konkurrimit përfshin:
a. Jetëshkrimi i aplikantit,
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive dhe eksperiencën në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
b. Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit. Testi me shkrim zhvillohet më datë 17.01.2024, në ambientet e Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
c. Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me menaxhimin teknologjisë së informacionit, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Shkarkoni formularët e aplikimit: