Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policisë së Shtetit, Specialist kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Aplikimet fillojnë më datë 11.03.2022 dhe përfundojnë më datë 16.03.2022.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë “Specialist kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore”, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet profesionale;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
- Aplikanti të ketë mbaruar Arsimin e Lartë, ciklin e dytë të studimeve,“Master”, në shkencat Informatikë, Teknologji Informacioni, Elektronikë, Jurisprudencë.
- Njohuri dhe aftësi të mira kompjuterike të demonstruara, në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
- Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
- Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
- Aftësi për të punuar në grup lidhur me përgatitjen e produkteve të ekspertimeve kompjuterike;
- Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
- Të jetë i specializuar në fushën e ekspertimit kompjuterik dhe në përdorimin e programeve dhe pajisjeve ekzaminuese që përdor sektori për kryerjen e ekspertimeve kompjuterike.
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose italiane, aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Të mos ketë pengesa ligjore për tu pajisur me certifikate sigurie personeli.
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, “Specialist kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore”, kryen këto detyra specifike:
-Asiston shefin e Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio/Video në lidhje me kryerjen e ekspertimeve Kompjuterike dhe Audio/Video.
-Kryen ekspertime kompjuterike dhe Audio/Video.
-Merr pjesë në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe në veprimet e rëndësishme kriminalistike ku përfshihen prova dixhitale, kur kërkohet ndihmë nga strukturat e policisë gjyqësore, prokurorisë apo laboratorët rajonal të Policisë Shkencore.
-Kryen detyra administrative dhe teknike në të gjitha aspektet e veprimtarisë së ekspertimit kompjuterik;
-Identifikon nevojat për përmirësimin dhe përditësimin e metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike dhe kurrikulës së trajnimit të ekspertëve kriminalist dhe policisë gjyqësore në fushën e provave dixhitale;
-Kryen në mënyrë aktive studime dhe hulumtime kriminalistike, në lidhje me çështjet e ekspertimit kompjuterik, zbatimit të metodikave dhe rishikimit e përmirësimit të vazhdueshëm të tyre;
-Ndjek në mënyrë periodike trajnime të vazhdueshme për mbajtjen koherente të njohurive të tij me zhvillimet teknologjike dhe metodat e reja ekzaminuese si dhe merr masa për njohjen me çdo material si udhëzues, manuale, botime, etj, të ofruara nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese kompjuterike.
-Paraqitet në Gjykatë për interpretim konkluzionesh.
Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit,
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
- Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;
- Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Testi me shkrim të zhvillohet më datë 23.03.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Formulari i aplikimit: https://wetransfer.com/downloads/b03cba278cd8f189f0685084cd46e58120220311113941/697af80e45dc65291ee79f0b26b5fe9c20220311114005/996ca0