Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organikedhepërzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mos diskriminimit, njofton:
Hapjen e fazës së aplikimeve për pranimin në disa funksione ndihmëse në Policinë e Shtetit.
Aplikimet janë të hapura për 29 pozicione në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kanë të drejtë të aplikojnë për konkurrim shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme si dhe kriteret e veçanta si me poshtë vijon:
4.1 Kriteret e përgjithshme janë:
- të jetë shtetas shqiptar;
- të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
- të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- të gëzojë besueshmëri për të punuar në strukturat e Policisë së Shtetit (neni 140 i Rregullores së Policisë)
- Të plotësojë kriteret për pajisjen me certifikate të Sigurimit të Personelit për pozicionet qe kërkohet pajisja me CSP;
- Kriteret e veçanta:
Pozicioni | Vende të lira | Kritere të veçanta |
1.1 Drejtoria e Sistemeve | ||
1.1.1. Sektori i Sistemeve dhe BCC | ||
Shef Sektori (Kategoria III-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni. Përvoja: 2 vite përvojë punë në profesion. |
1.1.2. Sektori i Sigurisë së Informacionit | ||
Shef Sektori (Kategoria III-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion. |
Specialist (Kategoria IV-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/teknologji informacioni. |
1.1.3. Sektori i Hartimit te Projekteve | ||
Shef Sektori (Kategoria III-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat Inxhinieri Elektronike / Inxhinieri informatike/ Informatikë / Inxhinieri telekomunikacioni / Teknologji Informacioni / Informatike ekonomike/ Informatikë biznesi / Inxhinieri matematike informatike/Shkenca kompjuterike. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion. |
Specialist (Kategoria IV-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat Inxhinieri Elektronike/Inxhinieri informatike/ Informatikë/ Inxhinieri telekomunikacioni / Teknologji Informacioni/ Informatike ekonomike/ Informatikë biznesi/Inxhinieri matematike informatike/Shkenca kompjuterike. |
1.1.4. Sektori i Helpdesk | ||
Specialist (Kategoria IV-2) | 2 (dy) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. |
1.1.5. Qendra operative e sigurise (SOC) | ||
Specialist (Kategoria IV-2) | 8 (tetë) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. Diplomë |
1.2 Drejtoria e Programimit dhe Bazave te te Dhenave | ||
Drejtor (Kategoria II-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor”, në shkencat Inxhinieri Elektronike/ Inxhinieri informatike/ Informatikë/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Teknologji Informacioni/ Informatikë ekonomike/ Informatikë biznesi/Shkenca kompjuterike. Përvoja: 5 vite përvojë pune në profesion. |
1.2.1. Sektori i Programimit dhe Zhvillimit | ||
Shef Sektori (Kategoria III-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional”, në shkencat Informatikë / Elektronikë. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion. |
Specialist (Kategoria IV-2) | 2 (dy) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat Teknologji Informacioni/Informatikë. |
1.2.2. Sektori i Bazave të të Dhënave | ||
Shef Sektori (Kategoria III-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion. |
Specialist (Kategoria IV-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. |
1.2.3. Sektori Administrimit te Aplikacioneve dhe DevOPS | ||
Shef Sektori (Kategoria III-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion. |
Specialist (Kategoria IV-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. |
1.3. Drejtoria e Infrastrukturës | ||
1.3.1. Sektori i administrimit te rrjetave dhe komunikimeve | ||
Shef Sektori (Kategoria III-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat kompjuterike/ inxhinieri/ elektronikë/ informatikë/ informatikë ekonomike/ teknologji informacioni/ teknologji telekomunikacioni. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion. |
1.3.2. Sektori i teknologjive monitoruese dhe telefonike | ||
Shef Sektori (Kategoria III-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat inxhinieri elektronike. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion. |
Specialist (Kategoria IV-2) | 2 (dy) | Arsimi: Diplomë “Master Profesional” në inxhinieri elektronike. |
1.3.3. Sektori i Infrastruktures | ||
Shef Sektori (Kategoria III-2) | 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” dhe “Master Shkencor/Master Profesional” në shkencat inxhinieri elektronike. Përvoja: 2 vite përvojë pune në profesion. |
Teknik i mesëm TI | 1 (një) | Arsimi: Diplomë të Shkollës së Mesme të Përgjithshme ose Profesionale Teknike. |
- Aplikantët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore brenda datës 11.01.2024, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e Aplikimit si dhe formularin e vetëdeklarimit të plotësuar në të gjitha rubrikat (bashkëlidhje e këtij urdhri);
- Diplomën dhe listën e notave të noterizuara të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara). Aplikantët që kanë përfunduar Arsimin e Lartë jashtë vendit të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit.
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata qe nuk është në gjykim për vepër penale;
- Vërtetim nga prokuroria qe nuk është në ndjekje penale;
- Vërtetim qe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- 2 Fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta përcaktuara në piken 4 të këtij urdhri.(vërtetim për përvojë në punë në profesion, certifikatë për zotërimin e gjuhës angleze, arsimin shtesë, trajnime, referenca të punëdhënësve të mëparshme, etj).
- Aplikantët do të njoftohen nga sekretaria teknike, nëpërmjet emailit të vendosur në formularin e aplikimit nëse janë kualifikuar apo jo për të vazhduar procesin e konkurrimit. Aplikantët të cilët nuk plotësojnë kriteret ligjore, në njoftimin e dërguar me email do t’i bëhen të ditura arsyet e skualifikimit.
- Aplikantët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në adresën e emailit xhesika.hoxha@asp.gov.al brenda 2 ditëve pune nga data njoftimit me email.
- Aplikantët që plotësojnë kriteret do ti nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:
- Vlerësimit administrativ, i cili përbën 40% të pikëve të vlerësimit të përgjithshëm të
aplikantit;
b) Intervistimit, i cili përbën 60% të pikëve të vlerësimit të përgjithshëm të aplikantit;
- Në vlerësimin administrativ aplikantët vlerësohen:
- 1 – 10 pikë për përvojën në punë në profesion; (1 pikë për çdo vit vjetërsi pune mbi kriterin minimal).
- 1 – 10 pikë për çdo notë mesatare të arsimit Bachelor dhe Master. (Psh: Nota mesatare Bachelor 8.4, Nota Mesatare Master 8: Mesatarja e të dy cikleve = 8.4 + 8 = 16.4/2 = 8.2. Nota mesatare 8.2 x 1 pikë për çdo notë = 8.2 pikë).
- 1 – 10 pikë për gjuhen angleze të nivelit B2, të vërtetuar me certifikate të lëshuar nga institucione të licesuara.
- 1 – 10 pikë, për shkollime shtese dhe trajnime te provuara me certifikata të lëshuara nga institucione të licensuara.
- Intervistimi bëhet për vlerësimin e aftësive profesionale dhe shprehive komunikuese të aplikantëve, në lidhje me:
- Aftësi për të ofruar drejtim teknik, për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e vartësve dhe përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.
- Intervista përmban 5 pyetje të cilat vlerësohen secila me 1 – 12 pikë. Aplikantët të cilët në mënyrë të dukshme kanë vështirësi në shprehi dhe komunikim, skualifikohen nga komisioni me vendim të arsyetuar.
- Përveç pyetjeve në fushën e legjislacionit të Policisë së Shtetit, mbrojtjen e të dhënave personale, informacionin e klasifikuar, në interviste aplikantët do të vlerësohen edhe për njohuri të përgjithshme në fushat ku ata kane aplikuar.
- Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të intervistimit dhe vlerësimit administrativ, merr vendim dhe miraton listat e rezultateve të aplikantëve në rend zbritës për secilin pozicion pune për të cilin është bërë konkurrimi.
- Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Apelimit, brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e njoftimit për fazën e aplikimit dhe vlerësimit.
- Aplikantët skualifikohen apo ndërpresin marrëdhëniet e punës me Policinë e Shtetit në rastet e mëposhtme:
- Nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në piken 4 të këtij urdhri;
- Nuk arrijnë të vlerësohen me të paktën 70% të pikëve në vlerësimin e përgjithshëm;
- Nuk plotësojnë kriterin e besueshmërisë;
- Nuk plotësojnë kriterin për pajisjen me Certifikate të Sigurimit të Personelit;
- Deklarojnë të dhëna të rreme në formularin e vetë deklarimit.