Shef i Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse
Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë të policisë “Shef i Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.
Aplikimet fillojnë më datë 23.09.2020 dhe përfundojnë më datë 28.09.2020.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë, “Shef i Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse”, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet në profesion;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
- Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (DND), në fushën e Ekonomisë, apo fusha të tjera ekuivalente me të;
- Të ketë njohuri shumë të mira për menaxhimin e institucionit;
- Të ketë njohuri për administrimin e pasurisë, hartimin e planeve në funksion të realizimit të misionit të institucionit, alokimin e burimeve sipas projekteve/detyrave që i paraqiten në situata të caktuara;
- Të ketë njohuri në menaxhimin e aseteve, sipas akteve ligjore dhe nënligjore që normojnë këtë veprimtari;
- Të ketë njohuri ekonomike për përgatitjen e buxhetit dhe raportimin (PBA);
- Të ketë aftësi të udhëheqjes së grupeve të punës dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të ketë aftësi në hartimin e politikave e programeve lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore;
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, “Shef i Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse”, kryen këto detyra specifike:
- Ka përgjegjësi administrative, programuese, mbikëqyrëse, manaxhuese e zbatuese dhe përgjigjet para Drejtorit të Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse, në DPPSH për veprimtarinë e pritjes, administrimit, shpërndarjes dhe ruajtjes së aktiveve në këtë njësi.
- Ka për detyrë të sigurojë udhëzime standarde për planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen dhe marrjen e përgjegjësive, për zbatimin e detyrave, për menaxhimin e aktiveve të njësisë, në përputhje me aktet ligjore e veçanërisht me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”.
- Ai mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha Njësitë Shpenzuese në DPPSH, me institucione jashtë strukturave të policisë së shtetit, subjektet që kanë marrëdhënie kontraktuale, donatorë të ndryshëm, me qëllim realizimin e misionit të QFMT-së në përgjithësi, si dhe për marrjen e masave për pritjen, magazinimin e mallrave e pajisjeve, konform akteve ligjore në fuqi.
- Të ketë njohuri në fushën ekonomike, lidhur me menaxhimin financiar, çështjet kontraktuale, si dhe administrimin e pasurisë, për të mundësuar një vendimmarrje, e cila siguron mbështetjen e strukturave operacionale të Policisë së Shtetit me pajisje, shërbime dhe mallra, në funksion të zbatimit të detyrave të tyre dhe detyrimeve që rrjedhin nga Ligji për “Policinë e Shtetit”.
- Kryen detyra administrative përfshirë planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha aspekteve të punës në këtë Qendër në përputhje me dispozitat ligjore, nënligjore, urdhrat, udhëzimet dhe procedurat standarde.
- Kontrollon dhe miraton procedurat për zbatimin e kontratave, donacioneve, blerjeve të mallrave, kryerjes shërbimeve e investimeve dhe likuidimin e tyre.
Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit,
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e ekonomike, apo fusha të tjera ekuivalente me të, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
- Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në fushën ekonomike, apo fusha të tjera ekuivalente me të, (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;
- Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperience pune në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve në fushën e ekonomisë, apo fusha të tjera ekuivalente me të, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Testi me shkrim zhvillohet më datë 07.10.2020, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Komisioni i Vlerësimit dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore harton listën përfundimtare me rezultatet e arritura nga aplikantët sipas rendit zbritës dhe shpall fituesin për të ndjekur kualifikimin në Akademinë e Sigurisë.
Formulari i aplikimit