Gramsh – Vihen në pranga 2 shtetas

Gramsh/ Kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, bazuar në inteligjencën informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, duke u bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, në të cilat dyshohet se organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. K., 36 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të lokalit që administronte shtetasi A. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves e materiale 1 aparat celular që shërbente për të vënë baste sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.