Gjirokastër – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.