Gjirokastër – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër u bë e mundur kapja e shtetasit B.B, 34 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.