Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme

Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 32 vjeç dhe Z. H., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Mashkullorë dhe A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë djegur një sipërfaqe toke, në vendin e quajtur “Levenisht”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 66 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.

Dropull/Në fshatin Vrahogoranxi, është gjetur i pajetë, në shkallët e jashtme të banesës së tij, shtetasi Dh. V., 51 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 51- vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur jetën pasi është rrezuar nga shkallët.

Memaliaj/Në vijim të informacionit të dhënë dje, për vjedhjen në disa banesa, në fshatin Krahës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga punonjësit e Policisë, janë konstatuar 7 banesa, aktualisht të pabanuara, të hapura nga shtetas ende të paidentifikuar. Vijon puna hetimore për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.