Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. D., 55 vjeç, banues në fshatin Kordhoc, Lazarat, pasi gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, është konstatuar ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike, në banesën e tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 38 vjeç, banues në Memaliaj, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Asim Zenel, Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.