Gjirokastër – Vihen në pranga 2 shtetas

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Blloku i furrave”, Gjirokastër, gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Gramos Lama, 41 vjeç, banues në Memaliaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.