Gjirokastër, takim sensibilizues për sigurinë rrugore, në shkollën 9-vjeçare “Xhuzepe Gras”, nën moton “Bashkëpunimi prodhon më shumë siguri”

Ditën e sotme u zhvillua një takim sensibilizues për sigurinë rrugore, në shkollën 9-vjeçare “Xhuzepe Gras”.

Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Komisar Artan Tarka informoi nxënësit rreth rëndësisë së respektimit të sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, si dhe punën e punonjësit të Policisë Rrugore.

Së bashku diskutuan për disa nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore dhe mënyrat sesi mund të ndërgjegjësohen të gjithë përdoruesit e rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, nxënësit demonstruan rolin e punonjësve të Policisë Rrugore nën kujdesin e tyre, në disa pika kyçe të qytetit, duke drejtuar lëvizjen e mjeteve dhe duke ndihmuar këmbësorët.

Nxënësit dhe punonjësit e Policisë Rrugore këshilluan qytetarët mbi rregullat e qarkullimit rrugor dhe shpërndanë fletëpalosje.

#Bashkëpërsigurinërrugore#👮♀👮♂👦👧