Gjirokastër
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. A., 67 vjeç, banues në fshatin Çepun, Gjirokastër, pasi pasditen e djeshme, u kap në afërsi të fshatit Mashkullorë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.