Gjirokastër – Procedohet penalisht 1 shtetas

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Palorto”, automjeti që drejtonte 41-vjeçari, ka aksidentuar shtetasin R. Z. (këmbësor), 64 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Pasditen e djeshme, dyshohet se për shkak të një defekti në motor, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, automjeti i parkuar, në pronësi të shtetasit A. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e djegies së automjetit.