Gjirokastër – Procedohen penalisht 3 shtetas

Gjirokastër

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit A. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, D. M., 51 vjeç, banues në fshatin Picar dhe A. S., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, këta shtetas organizuan një protestë, nga e cila u penguan lëvizja e mjeteve në këtë zonë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për të zbardhur një rast të keqpërdorimit të të dhënave personale, për hapjen e një llogarie false në rrjetin social “Instagram”, rast i kallëzuar nga një 22-vjeçare, banuese në fshatin Picar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.