Gjirokastër – Procedohen penalisht 2 shtetas

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

B. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, duke drejtuar motomjetin, pa lejen përkatëse të drejtimit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë 22-vjeçari.

D. P., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Virua-Gjirokastër, në vendin e quajtur “ish Reparti Ushtarak”, gjatë manovrës së parakalimit me automjetin që drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin Th. P., 33 vjeç, banues në Gjirokastër. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin Th. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është shkaktuar zjarr në zyrën e një institucioni financiar, pa shkaktuar probleme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.