Gjirokastër – Procedohen penalisht 2 shtetas

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 46 vjeç, pasi 2 shtetas indianë, banues në Gjirokastër, të punësuar në biznesin e 46-vjeçarit (vendgrumbullim skrapi), kanë kallëzuar se ky shtetas nuk iu ka dhënë pagat e disa muajve.

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ju informojmë se specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L, 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin kroat J. T., 44 vjeç. Nga përplasja, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, 29-vjeçari.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve Kribenetike referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë hetimet mbi kallëzimin e shtetases E. Ç., 69 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila deklaron se shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë pa autorizim në llogari në rrjete sociale, të vëllait të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.