Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për krime kundër mjedisit

Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për krime kundër mjedisit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. A., 58 vjeç dhe R. D., 59 vjeç, të dy banues në fshatin Mashkullorë, pasi dyshohet se kanë djegur një sipërfaqe toke, në këtë fshat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 59 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi ka djegur një sipërfaqe toke, në fshatin Jorgucat, Dropull.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Librazhd, pasi ditën e djeshme, është konstatuar duke hedhur inerte, në vendin e quajtur “Fushë-Luzat”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.