Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme

Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 70 vjeç, banues në Përmet, pasi në subjektin e tij mbante 3 punonjës të pasiguruar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 62 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një 66-vjeçari, pa pëlqimin e tij.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, banues në Përmet, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.