Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 5”.
Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohet një automjet.
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 5”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. D., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve S. D. dhe S. B, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.