Gjirokastër/Arrestohet 1 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.