Gjirokastër/Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. P., 61 vjeç, banues në fshatin Sofratik, Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-A. N., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Gjithashtu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar me qëllim kryerjen e verifikimeve.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. D., 42 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që drejtonte 42-vjeçari, ka aksidentuar shtetasin M. T. (këmbësor), 55 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe më pas është larguar në banesë;
-F. R., 35 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen O. P., 36 vjeç, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, ka kryer manovra me automjet dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
—
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, automjeti me drejtues shtetasin E. L., 29 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin kroat J. T., 44 vjeç. Nga përplasja, është dëmtuar shtetasi E. L., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.