📍Gjiri i Durrësit
Rrezikuan të fundoseshin, bashkë me gomonen e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve.
Rreth orës 04:00, të mëngjesit të sotëm, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues gomone kishte pësuar defekt.
Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me mjet lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.
Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.