Gjeorgji – Konferenca e nëntë rajonale e grave në Polici.

Në shtetin e Gjeorgjisë sot ka nisur punimet konferenca “Gratë në Polici” e cila do të zgjasë deri më datën 06.03.2020.

Konferenca është organizuar nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe e Marrëdhënieve të Forcimit të Ligjit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara Tbilisi/Gjeorgji, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare për Migrimin, nën moton “Gratë të fuqishme dhe inspiruese janë duke edukuar profesioniste të krimit dhe të drejtësisë për të patur sukses”.

Në këtë konferecë merr pjesë dhe delegacioni i Policisë së Shtetit, i përbërë nga oficere të Policisë, Interpolit, Antiterrorit, Krimin Kibernetik dhe Policisë Kufitare.

Pjesëmarrja e delegacionit të Policisë së Shtetit është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë/INL.