Fluksi shumë i lartë i automjeteve gjatë sezonit veror, Policia Rrugore, plan masash

Monitorime intensive 24/7, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, gjatë javës që lamë pas:

-janë pezulluar 154 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 41 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 24 231 masa administrative, nga këto:

6701 për shpejtësi tej normave të lejuara;

1014 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

1306 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

2357 për parakalime të gabuara;

267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

117 për manovra të rrezikshme në rrugë;

201 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

10034 për parkim të gabuar;

2234 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Më tej, gjatë javës që kaloi, janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e konstatuara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, për përdorim të rrugëve alternative, që t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe në akset nacionale.

Gjithashtu, për drejtuesit e kamionëve që të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.