Fier – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 23 vjeç, banues në fshatin Çermë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.03.2024, për një konflikt për motive pronësie, ndërmjet tre shtetasve, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në
vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin E. K., 51 vjeç, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se me vetëgjyqësi ka tentuar të mbyllë portën e rrethimit të tokës në pronësi të 63-vjeçarit me të cilin është konfliktuar, si dhe ka shtyrë me forcë djalin e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.