Fier – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje 1 tjetër

Fier

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në prokurori, për një shtetase të mitur 17 vjeçare, e cila u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.