Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. N., 26 vjeç, banues në fshatin Ruzhdie, Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe njerkut të tij, si edhe iu ka marrë me forcë një shumë parash.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- A. M. (F)., 39 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një shtetas;
-një shtetas 14 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi dyshohet se është konfliktuar me një shtetas 18 vjeç dhe gjatë kontrollit personal, iu gjetë një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në datë 31.10.2023, në fshatin Vajkan, Fier, është gjetur i vetëvarur, pranë banesës së tij, shtetasi A. T., 27 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.